“Mund ta mbyllim 3-0”, Longo: Treguam që na mungon eksperienca

Pas kualifikimit në finalen e “Play off” Diego Longo shfaqet me fanellën e Flamurtarit përpara kamerës së Oversport. Tekniku i vlonjatëve dha përshtypjet e tij të para mbi finalen e cila do të luhet përballë Korabit, si dhe komentoi paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Apolonisë.

“Kishte një moment ku duhet ta kishim çuar rezultatin 3-0. Kemi humbur shanse të arta dhe një penallti, por nëse e çonim rezultatin 3-0 do të ishim më të qetë. Megjithatë, u tregua që mungon eksperienca, dhe mund të them se është edhe përgjegjësia ime që nuk e mbyllëm ndeshjen më parë”.

FATI- “Unë mendoj se nuk ekziston fati, por vetëm merita. Nuk e mbyllëm dot ndeshjen me atë penallti, por më pas pritja është edhe meritë e portierit.”

Ndërkohë që pas ndeshjes lojtarët dolën të bënin një vrapim dhe për këtë gjë Longo ka një shpjegim. “Nuk është një ndëshkim. Thjesht duam të qetësohemi disi pas të gjithë tensionit që kemi pasur.” /oversport.tv