“Mund të behët Luka Modric i ri”, Bayern Munich firmos me talentin 16-vjeçar

Lovor Zvonarek, talenti kroat që krahasohet me Luka Modric, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Bayern Munich, për shumën e 1.8 milion eurove.

Në marrëveshjes, sipas asaj që BILD ka shkruar pak ditë më parë, ka bonuse të rëndësishme që mund ta çojnë koston e transferimit nga Slaven Belupo në 4-5 milion euro.

Zvonarek, i cili është vetëm 16 vjeç, ka qenë në pranverë pjesë e një kampusi që bavarezët kanë zhvilluar. Mesfushori ka spikatur dhe tashmë Bayern Munich ka nënshkruar me të.

I riu do të qëndrojë edhe këtë sezon në Kroaci, i huazuar, dhe verën e ardhshme do të transferohet në Gjermani me kampionët. Adoleshenti, pasi ka hedhur firmën ka deklaruar:

“Bayern është një nga klubet më të mëdhenj dhe më të suksesshëm në botë. Të luaj këtu në të ardhmen dhe të jem në gjendje të vesh këtë fanellë më bën shumë krenar, si dhe më inkurajon të punoj shumë çdo ditë”, thotë Zvonarek.

Tomislav Stipic, ish-trajneri i Slaven Belupo, i cili ka punuar me moshat e Eintracht Frankfurt dhe Ingolstadt në Gjermani, e ka lavdëruar të riun;

“Ai i ka aftësitë të bëhet Luka Modric i ri, pasi është shumë më përpara se kushdo tjetër në këtë moshë.. Lovro është inteligjent në lojë, mendon shpejte, fiton duele, Mund të driblojë, të shënojë dhe të godasë edhe nga 30 metra”. / oversport.tv