Mund të ritakohen me Redon Xhixhën, kush janë kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Champions

Vendi i parë në “Abissnet Superiore”, nuk sjell vetëm titullin kampion për Partizanin, por “Demat e Kuq” do të ndeshen edhe në kualifikueset e Champions League. Skuadra e Giovanni Colellas ka mësuar edhe 16 skuadrat me të cilat shorti mund ta vendosë përballë në sfidën e parë.

Një prej tyre është Qarabagu (Arebajxhan) i Redon Xhixhës, i cili deri në janar ishte pjesë e rivalëve të përjetshëm të Tiranës. Hungarezët e Ferencvarosh janë rivali i radhës që mund t’i bjerë Partizanit së bashku me Slovan Bratislava (Sllovaki) e Sheriff Tiraspol (Moldavi).

Ekipe të tjera që shorti mund të përballë Partizanin janë gjithashtu edhe Bate Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa (Izrael), CSKA Sofia ose Ludogorets (Bullgari), Zalgiris Vilnius (Lituani), Helsinki (Finalnd ), Flora Tallinn (Estoni), Shamrock Rovers (Irlandë), The New Saints (Uells), Olimpija Ljubljana (Slloveni) dhe Zrinjski Mostas (Bosnje dhe Hercegovina).  /oversport.tv