Mundje/ Abakarov e nis me këmbën e mbarë, triumfon në sfidën hapëse

Zelimkhan Abakarov tregohet fantastik në sfidën e tij të parë në eventin e mundjes “Polyák Imre &Varga János Memoria” e cila po zhvillohet në Hungari. Sportisti që garon nën flamurin kuqezi në peshën 61 kg, ka mposhtur në ndeshjen e tij të parë amerikanin Vitali Arujau.

Një ndeshje shumë e luftuar, por që në fund shikon të triumfojë Abakarov dhe gjyqtari i takimit të ngrejë lartë dorën e sportistit kuqezi. Abakarov triumfoj 2-0 me pikë, duke zhvilluar një sfidë në limitet e perfeksionit për të vazhduar rrugëtimin e tij më tej.

Kampioni i Europës do të ndeshet tashmë në çerekfinale me kundërshtarin e tij të radhës që është Narankhuu Narmandakh. Abakarov është një nga kandidatët kryesorë në këtë event për të marrë medalje. Kujtojmë që ditën e djeshme sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev doli nga ky event me medalje bronzi. /oversport.tv