Mundje/ Abakarov i pandalshëm, mposht Kudrin dhe shkon në finalen e madhe

Zelimkhan Abakarov është i pandalshëm në në eventin e mundjes “Polyák Imre &Varga János Memoria” e cila po zhvillohet në Hungari. Sportisti që garon nën flamurin kuqezi në peshën 61 kg, ka mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale kundërshtarin e tij nga Kazakistani Vladimir Kudrin.

Një ndeshje shumë e luftuar deri në sekondat e fundit, ku Abakarov u tregua shumë i vëmendshëm dhe goditi në momentet më kyçe të takimit. Sfida u mbyll me triumfin 12 me 6 për sportin kuqezi që fluturon kështu për në finalen e madhe.

Kampioni i Europës do të ndeshet tashmë në finale dhe vazhdon rrugëtimin për medaljen e arit. Abakarov është një nga kandidatët kryesorë në këtë event. Kujtojmë që ditën e djeshme sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev doli nga ky event me medalje bronzi. /oversport.tv