Mundje/ Dudaev “fluturon” drejt gjysmëfinales, mposht lehtësisht sportistin francez

Islam Dudaev po tregohet fantastik në eventin e mundjes “Polyák Imre &Varga János Memoria” e cila po zhvillohet në Hungari. Sportisti që garon nën flamurin kuqezi në peshën 65 kg, ka mposhtur fillimisht argjentinasin Agustin Alejandro Destribats dhe më pas në çerekfinale, francezin Khamzat Timourovitch Arsamerzouev.

Përballë këtij të fundit, Dudaev e bën sfidën të duket shumë e lehtë, pasi dominon gjatë gjithë kohës dhe nuk e vë asnjë moment në dyshim fitore. Sportisti kuqezi triumfoi në fund me rezultatin 11-0, duke vazhduar më tej garën, ku është në pritje të zbulojë kundërshtarin e tij në gjysmëfinale.

Kujtojmë që në këtë event, përveç Islam Dudaev, garon gjithashtu edhe kampioni i Europës Zelimkhan Abakarov. Sportisti që përfaqëson Shqipërinë, garon në peshën 61 kg. /oversport.tv