Mungesa e golave, Arsenali thyhen rekordin negativ pas 35 vitesh

Ky fillim kampionati për Arsenal është më i keqi për fazën offensive të londinezëve që nga sezoni 1986-87. Barazimi 0-0 me Brighton të shtunën e ka lënë ekipin e Arteta në kuotën e pesë golave pas shtatë javësh në kampionat. Një rekord të tillë negative Arsenali e ka patur për herë të fundit vetëm 35 vite më parë.

Por edhe pse sezoni nuk ka nisur ashtu si pritej, drejtuesit e Arsenalit dhe trajneri i tyre kërkojnë që tifozët të kenë besim tek ekipi. Për ta situata negative do të ndryshoj dhe ekipi do të filloj të realizoj më shumë gola në Premier League.

Arsenali e nisi këtë edicion me tre humbje por më pas ekipi fitoi tre ndeshjet e rradhës dhe barazoi në ndeshjen e fundit.  / oversport.tv