Mungesa e rinovimeve kthehet në modë, Lotito ndal bisedimet me Sarrin

Pas disfatës në derbi kundër Romës, te Lazio duket se marrëdhëniet midis presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Maurizio Sarri janë ftohur shumë. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, presidenti lacial duket se ka anuluar përkohësisht negociatat për rinovimin.

Ulje-ngritjet e Lazios këtë sezon kanë bërë Lotiton të mendojë më thellë për të ardhmen. Ai po konsideron çdo faktor të mundshëm përpara se të rinovojë kontratën me trajnerin aktual të Lazios. Ndërkohë që më parë, rinovimi i tij dukej diçka e sigurt, duke konsideruar edhe fjalët e drejtorit sportiv Igli Tare.

Kështu, aktualisht sipas prestigjiozes italiane ka një ngrirje të negociatave midis palëve. Sarri pritej që të rinovonte kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2025. Më parë edhe vetë tekniku ka hezituar të hedhë firmën në kontratën e re pa marrë fillimisht disa garanci se ekipi i tij do të përmirësohet gjatë merkatos. /oversport.tv