Mungesa e Ronaldos në derbi ndez polemikat, i dëmtuar apo i dënuar?

Në Angli kanë plasur polemikat në lidhje me sjelljen e Cristiano Ronaldos, që sipas asaj që shkruan “The Athletic” është kthyer në Portugali për t’u rikuperuar nga dëmtimi, pikërisht në momentin kundër United do të luante një nga ndeshjet më të komplikuara të gjithë sezonit, derbin kundër Manchester City, të cilin e humbi 4-1.

Shokët dhe ish-shokët e skuadrës kanë mbetur të habitur nga vendimi i tij, ndërsa Roy Keane ka hedhur dyshime mbi dëmtimin e portugezit: “Ai është si një makineri, dëmtohet shumë rrallë. Ka diçka që nuk më bind…”.

Trajneri Rangnick u mbrojt duke thënë: “I besoj stafit tim. Të premten dhe të shtunën mjeku më tha se Ronaldo nuk mund të stërvitej”.

Por motra e portugezit, Katia Aveiro i ka hedhur benzinë zjarrit, duke pëlqyer në Instagram një postim ku shkruhej se CR7 është në 100% të formës, por është përjashtuar nga skuadra për arsye taktike. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook