Mungesa në listën e FIFA-s? Courtois: Mund të vijë nga akuzat e bëra

Një nga emrat e munguar që ka rënë në sy më shumë në listën e lojtarëve më të mirë të FIFA-s është padyshim edhe portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois. Këtë çësthje e ka komentuar vetë gardiani i portës belge.

Ai tha se më shumë se çmimet individuale, kërkon të fitojë trofe me ekipin e tij.  “Në fund të fundit, trofetë kolektivë janë më të rëndësishëm se çmimet individuale, unë preferoj të fitoj Champions League dhe Ligën sesa ato çmime”, e nisi fjalën e tij Courtois.

Ndoshta ka ndodhur për shkak të asaj që ndodhi një muaj më parë, për disa komente që unë kam bërë. (I referohet këtu komenteve ku tha se futbollistët luajnë shumë ndeshje për përfitimet e FIFA-s) Nuk e di! Di se çfarë bëj për të ndihmuar klubin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”. /oversport.tv