Tottenham-Arsenal nuk do të luhet. Ky është vendimi i këshillit të Premier League, që ka pranuar kërkesën e “Topçinjve” të cilët shprehën nevojën për të spostuar këtë përballje për shkak të të numrit të madh të mungesave.
Jo vetëm Covid-19, por dëmtimet e shumta si dhe grumbullimet e disa prej lojtarëve në Kupën e Afrikës e vendosin skuadrën londineze në kushte shumë të vështira dhe aspak të barabarta kundrejt rivalëve të qytetit.
Kësisoj, Tottenham-Arsenal e programuar për këtë të diel më 16 janar do të luhet në një datë tjetër që mbetet për t’u përcaktuar.
Ndërkohë, për shkak të Covid-19, javës së 22 e Premier League do t’i mungojë edhe sfida Burnley-Leicester City, që do të spostohet gjithashtu në një ditë tjetër. / oversport.tv