Arsenali ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes kundër Tottenham, e programuar të zhvillohet ditën e diel prej orës 16:00.
Shkak është bërë situata në ekipin e Mikel Arteta, që ka disa mungesa të formacionit për shkak të COVID-19.
Arsenali e ka depozituar kërkesën në Premier League dhe nesër në mesditë do të zhvillohet mbledhja, në të cilën do të merret vendimi final. / oversport.tv