Takimet Milan-Venezia dhe Cagliari-Empoli, që do të luhen në orën 20.45 dhe do të transmetohen live respektivisht në kanalet Oversport 1 dhe Oversport 2, do të mbyllin ndeshjet e ditës së sotme të Serie A.
Milani është një nga skuadrat më në formë të kampionatit dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Juventusit në Torino. Kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen tek fitorja, duke synuar maksimumin e pikëve përballë Venezias, që t’u bahkohen “kushërinjve” të Interit në tabelën e klasifikimit.
Tekniku Stefano Pioli ka probleme me mungesat edhe në këtë takim. Ibrahimovic, Kjaer, Calabria, Bakayoko, Krunic dhee Messias do të mungojnë në ndeshjen e sotme. Giroud ka braktisur stërvitjen me skuadrën ditën e djeshme për shkak të një dhimbjeje në shpinë dhe me shumë mundësi do të mugojë kundër Venezias.
3 pikët e vetme që kanë renditje i kanë marrë në transfertë, prandaj miqtë nga Venezia synojnë surprisën në “San Siro”. Lezzerini, Haps dhe Fiordilino do të mungojnë kundër Milanit.
Formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, A. Romagnoli, T. Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, B. Diaz, Leao; Rebic.
Venezia (4-3-3): Maenpea; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Cernigoi, Vacca, Tessmann; Okereke, Henry, Johnsen.
Në debutimin e tij në krye të pankinës së Cagliarit, trajneri Mazzarri barazoi në “Olimpiko” 2-2 përballë Lazios. Sardët s’kanë fituar akoma këtë sezon dhe sot përballë Empolit synojnë fitoren e parë në kampionat.
Empoli po kalon një moment të vështirë, pasi ka pësuar 2 humbje në 2 ndeshjet e fundit në kampionat. Ismajli dhe Bajrami do të jenë titullarë për miqtë në transfertën e sotme.
Formacionet e mundshme
Cagliari: (4-4-2): Cragno; Caceres, Ceppitelli, Carboni, Lykogiannis; Nandez, Marin, Deiola, Dalbert; Joao Pedro, Keita.
Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, S. Romagnoli, Marchizza; Haas, Stulac, Zurkowski; Bajrami; L. Mancuso, Pinamonti