Mungesat shqetësojnë Portugalinë, Santos humbet edhe 2 lojtarë të tjerë

Portugalia ka probleme me mungesat në prag të Play Off-it të Kupës së Botës kundër Turqisë. Pepe është larguar nga grumbullimi i skuadrës kombëtare sepse ka rezultuar pozitiv me Covid dhe në vend të kapitenit të Portos trajneri Fernando Santos ka grumbulluar Tiago Djalo.

Portugalia duhet të bëjë edhe pa ndihmën e Ruben Neves, që do të mungojë si pasojë e një dëmtimi në gju dhe do të zëvendësohet nga Vitinha.

Këto mungesa i shton listës së gjatë të të dëmtuarve ku bëjnë pjesë: Renato Sanches, Nelson Semedo dhe Ruben Dias. Kundër Turqisë do të mungojë edhe Joao Cancelo, sepse është i skualifikuar. / Oversport.tv

Foto: Portugal @selecaoportugal Twitter