Mungoi kundër Interit, ja kur pritet të kthehet Alessio Romagnoli

Alessio Romagnoli ka pësuar një dëmtim përpara sfidës me Interin. Kështu, trajneri i tij Stefano Pioli nuk e pati në dispozicion për derbi. Megjithatë, mediat italiane kanë bërë të ditur edhe kohën e rikuperimit për qendër mbrojtësin.

Dëmtimi i mbrojtësit duket se nuk ka qenë aq shqetësues sa pritje në fillim. Sipas La Gazzetta dello Sport qendërmbrojtësi, i cili lufton me një problem në këmbën e tij, do të shërohet në kohë për të qenë i gatshëm për sfidën ndaj Fiorentinas më 20 nëntor.

26-vjeçari ka luajtur 11 herë në të gjitha ndeshjet në sezonin 2021-22, duke përfshirë tetë ndeshje në Serie A, por nuk ishte në skuadër për “Derby della Madonnina” të dielën. Kështu, Pioli mund të buzëqeshë përsëri pasi në sfidën e ardhshme kthehet edhe mbrojtësi Theo Hernandez që mungoi gjithashtu pas pezullimit me karton të kuq. /oversport.tv