Mungojnë yjet e skuadrës, Napoli nis me fitore sezonin e ri

Nis me një fitore sezoni 2023-2024 për kampionët në fuqi të Italisë. Në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, Napoli fiton me rezultatin 6-1 përballë diletantëve të Anaune.

Rudi Garcia nuk ka pasur në dispozicion emrat e mëdhenj të skuadrës (të gjithë lojtarët e rëndësishëm do të kthehen më vonë nga pushimet) dhe ka improvizuar me formacionin.

Politano shënon golin e parë, më pas gjejnë rrugën e rrjetës edhe Vergara, Cioffi, Saco, Iaçarino dhe Olivera. / Oversport.tv