Mungon vetëm firma, Chiellini do vazhdojë karrierën në MLS me Los Angeles

Ish-kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit, Giorgio Chiellini do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në kampionatin amerikan MLS.

Lojtari ka arritur marrëveshjen e plotë me Los Angeles FC dhe sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, mungon vetëm firma në kontratë që të mbyllet plotësisht transferimi në Kaliforni.

Nuk dihen akoma detajet e kontratës, por është e sigurt që Los Angeles nuk mund ti ofrojë mbrojtësit një kontratë speciale, që në MLS u rezervohet lojtarëve më të rëndësishëm.

Por, Chiellini do të përfitojë nga të drejtat e imazhit dhe sponsorizimet. Italiani pritet që të firmosë një kontratë 18 mujore dhe transferimi do të bëhet zyrtar brenda këtij muaji. / Oversport.tv