Transferimi i Declan Rice tek Arsenali që duket shumë i mundshëm, bën që një prej titullarëve të largohet. Pas 7 vitesh aventurë me skuadrën e “topçinjve”, Granit Xhaka me shumë gjasa do të largohet nga Londra.
Klubi ku mesfushori me origjinë shqiptare pritet të vazhdojë karrierën është Bayer Leverkusen. Siç raporton “Mirror”, ende nuk është arritur një marrëveshje mes ekipeve.
Për ta lënë të lirë mesfushorin e ekipit, Arsenali kërkon të paktën një shumë prej 20 milionë euro. Xhaka u transferua në Premier League në vitin 2016 nga Borussia Mönchengladbach tek Arsenal për shifrën e 45 milionë euro.
Sezonin që lamë pas në Premier League, mesfushori zviceran u paraqit me “topçinjtë” 37 herë dhe arriti të realizojë 7 gola dhe po kaq asiste. /oversport.tv
Foto: Arsenal, Facebook