Mungon vetëm zyrtarizimi, Davide Frattesi do të rikthehet te Roma

Davide Frattesi është shumë pranë Romës. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” mesfushori i Sassuolos është gati të rikthehet në qytetin italian.

Palët kanë arritur marrëveshjen, ndërsa në orët e fundit është zhvilluar edhe një takim vendimtar. Janë duke u diskutuar edhe detajet e fundit përpara se të vijë firma në kontratë.

Kështu, zyrtarizimi i tij me klubin e Romës është vetëm çështje ditësh. Ai rikthehet te Roma ku nisi karrierën e tij, ndërsa sezonin e fundit ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë me ekipin e Sassuolos. /oversport.tv