Mungon vetëm zyrtarizimi, Esat Mala nis stërvitjen me Vllazninë

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që Esat Mala të quhet një lojtar i Vllaznisë. Ish-mesfushori i Partizanit duket se ka arritur marrëveshje totale me shkodranët dhe këtë gjë e konfirmon edhe lëvizja e tij e fundit.

Mala është paraqitur në stërvitje me Vllazninë. Një foto e publikuar nga “Shkodra Sport” tregon Esat Malën që është vënë nën urdhrat e Mirel Josës.

Esat Mala duket se ka pranuar përfundimisht ofertën e Vllaznisë, ndërkohë që nuk mungonin edhe ofertat e tjera për të. Ai është kërkuar me ngulm gjithashtu edhe me Partizani dhe Kukësi. /oversport.tv