Mungon vetëm zyrtarizimi, Lazio arrin marrëveshje me mesfushorin e Interit

Matias Vecino tashmë është shumë pranë transferimit te Lazio. Mesfushorit nga Uruguai i përfundoi kontrata me Interin në fundit e sezonit dhe për momentin është ende pa ekip.

Megjithatë, sipas mediave italiane, agjentët e lojtarit dhe Igli Tare janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e tij në kryeqytet. Palët kanë lënë një tjetër takim në fillimin e javës së ardhshme për të mbyllur gjithçka.

Kështu, Vecino do të jetë një tjetër përforcim për Sarrin i cili ka kërkuar gjithashtu edhe Ivan Ilic nga Verona. Për këtë të fundit Lazio duhet që fillimisht të shesë Luis Alberton për të financuar dhe mbyllur operacionin. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook