Mungon vetëm zyrtarizimi, Manchester United afron talentin e Serie A

Me afrimin e El Bilal Toure, tashmë Rasmus Hojlund e ka rrugën e lirë për t’u larguar nga Atalanta. Destiancioni i ri i sulmuesit danez do të jetë Anglia, aty ku e pret Manchester United.

Mediat angleze bëjnë me dije se tashmë ka ardhur edhe drita jeshile nga klubi bergamask për këtë transferim. Pasi palët kanë arritur një marrëveshje totale, Atalanta do të përfitojë rreth 65 milionë euro nga shitja e talentit 20-vjeçar.

Sakaq, kjo shifër e përfituar nga Atalanta do të kompesojë edhe blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, El Bilal Toure. Ky i fundit u ble nga Almeria për 30 milionë euro në total. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook