Mungon vetëm zyrtarizimi, mbrojtësi i Interit rinovon kontratën edhe dy sezone

Tek Interi i ri do të ketë ende hapësirë për Stefan De Vrij. Raportimet më të fundit nga Italia bëjnë me dije se mbrojtësi holandez ka arritur marrëveshjen e re me zikaltrit dhe do të vazhdojë aventurën e tij në Milano.

Sky Sport njofton se në diskutimet mes palëve është gjetur akordi që De Vrij të firmosë një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2025. Aktualisht kontrata e mbrojtësit holandez skadon më 30 qershor.

Kështu, De Vrij do të vazhdojë të qëndrojë nën urdhrat e Simone Inzaghit të paktën edhe për dy sezone. Ditët e ardhshme pritet të hidhet edhe firma në kontratë dhe të vijë njoftimi zyrtar nga Interi, përpara datës 30 qershor. /oversport.tv