Mungon vetëm zyrtarizimi, një tjetër yll i Serie A drejt Arabisë

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, por Sergej Milinkovic-Savic do të jetë futbollisti më i ri i Al Hilal. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njofton se mesfushori serb ka arritur marrëveshjen totale me klubin arab dhe ditën e nesërme do të zhvillojë vizitat mjekësore.

Nga kjo marrëveshje Lazio do të përfitojë rreth 40 milionë euro, ndërsa vetë Savic do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon. Ai pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin arab për tre vitet e ardhshme.

Kështu përfundon “ëndrra” e Juventusit për të marrë shërbimet e mesfushorit serb, i cili pak kohë më parë dukej shumë pranë bardhezinjve. Në garë për të ishte gjithashtu Milani, por në fund Savic ka zgjedhur milionat e Arabisë. /oversport.tv