Mungon vetëm zyrtarizimi: Përjashtohet Ekuadori, në Katar 2022 shkon Kili

Ekuadori është shumë pranë përjashtimit nga Kupa e Botës. Sipas televizionit meksikan “TV Azteca”, FIFA tashmë ka vendosur për përjashtimin dhe në vend të skuadrës ekuadoriane në Katar 2022 do të shkojë Kili, që mbylli kualifikueset në vendit e 7-të në Amerikën Latine.

Vendimi do të bëhet zyrtar brenda disa ditësh. Ekuadori penalizohet për shkak të aktivizimit të parregullt të Byron Castillo, që ka falsifikuar dokumentet e lindjes.

Ka qenë federata e Kilit ajo që ka çuar në FIFA provat për parregullsitë e kësaj çështjeje. Castillo është aktivizuar në 8 ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës dhe nëse këto takime do të humben në tavolinë, atëherë përfiton Kili (që me llogaritë e reja kalon edhe Perunë e Kolumbinë në renditje). / Oversport.tv

Foto: La Tri Twitter