Mungon vetëm zyrtarizimi, rinovimi i Ibrahimovic është çështje kohe

Pas rinovimit të kontratës së Maldinit dhe Massaras, te Milani pritet edhe zgjatja e marrëveshjes me Zlatan Ibrahimovic. Sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur prej kohësh dhe pritet vetë zyrtarizimi i cili pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Ibra do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me “Djallin” me një pagë simbolike. Megjithatë, ai do të ketë në kontratë bonuse të rëndësishme që lidhen me paraqitjet e lojtarit, golat dhe trofetë e fituar.

Sulmuesi suedez ka pasur shumë probleme sezonin e fundit me Milanin pasi dëmtimet nuk e lejuan të jepte versionin e tij më të mirë. Megjithatë, kuqezinjtë e vlerësojnë shumë për vlerat dhe shembullin që sjell për lojtarët e tjerë. /oversport.tv