Mungon vetëm zyrtarizimi, Sebastien Haller do të transferohet te Dortmund

Borussia Dortmund nuk është mjaftuar vetëm me afrimin e Karim Adeyemi për të zëvendësuar Erling Haaland. Përveç talentit gjerman ata kanë arritur marrëveshjen edhe me sulmuesin e Ajax, Sebastien Haller.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Dortmund ka arritur një marrëveshje me lojtarin nga Bregu i Fildishtë, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimit. Zyrtarizimi ndërkohë pritet të jetë çështje ditësh.

Për sa i përket marrëveshjes, në arkat e Ajax do të shkojnë rreth 35 milionë euro plus bonuse për kartonin e 27-vjeçarit. Haller shënoi 32 gola në 42 ndeshje në sezonin që lam pas. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook