Mungon vetëm zyrtarizimi, Sevilla “djeg” Juventusin për Martial

Sevilla ka përshpejtuar negociatat me Anthony Martial dhe duket se e ka lënë me duar bosh Juventusin. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, në orët e fundit klubi andaluzian ka gjetur marrëveshjen me klubin anglez dhe Monchi është i sigurt për transferimin e tij.

Një lajm i keq ky për Juventusin që e ka konsideruar si lojtarin ideal për tu transferuar në Torino në ditët e fundit të merkatos. Ai konsiderohet nga Allegri si një sulmues që përshtatet mjaft mirë me skemat e tij, por duket se gjithçka do të marrë një tjetër rrjedhë.

Sulmuesi francez pritet të zbarkojë në Spanjë në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore. Më pas ai do të nënshkruar edhe kontratë për të qenë totalisht nën urdhrat e Julen Lopetegui. Për sa i përket marrëveshjes, Martial pritet të transferohet në formë huazimi. /oversport.tv