Mungon vetëm zyrtarizimi, Skuka do të vazhdojë karrierën në Francë

Kërkohej me ngulm nga klubet e Serie A, sidomos nga Verona dhe Lecce, por Xhuliano Skuka dhe Partizani surprizojnë me vendimin e marrë. Largimi i bomberit ishte i paevitueshëm, por nuk do të jetë Italia dectinacioni i lojtarit, por Franca.

Partizani ka vendosur që të mbushë arkat dhe ka rënë dakord për transferimin e sulmuesit në Ligën e dytë franceze te skuadra e Metz. Oferta e francezëve ka qenë më e lartë se ajo e Veronës (flitet rreth 1 milionë euro) dhe kjo ka bërë që drejtuesit e “demave” të lënë të lirë xhevahirin e tyre.

Metz synon ngjitjen në elitën e futbollit francez dhe beson se aftësitë e sulmuesit do të ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivave. Në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon me Partizanin, Skuka ka shënuar 10 gola. Pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet transferimi i sulmuesit te Metz. / Oversport.tv