Mungon vetëm zyrtarizimi, Watford ka gjetur pasardhësin e Munoz

Munoz u largua nga stoli i Watford pas rezultateve negative dhe klubi momentalisht renditet i 15-ti në kampionat me 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.

Emri që do pasojë teknikun spanjoll është i njohur për kampionatin anglez. Bëhet fjalë për Claudio Ranierin, i cili bëri mrekullinë me Leicester City në sezonin 2015-16, ndërsa ka drejtuar më parë Chelsea dhe në fund Fulham.

Eksperienca e teknikut italian është e pasur me 21 klube, së bashku me Watford me të cilët marrëveshja është pranë zyrtarizimit. Në CV-në e tij përfshihen emrat si Cagliari, Napoli, Fiorentina, Parma, Juventus, Roma dy herë, Inter dhe Sampdoria së fundmi në kampionatin italian, ndërsa në Spanjë ka drejtuar Valencian dy herë, Atletico Madrid. Në Francë, ai ka drejtuar dy skuadra si Nantes dhe Monaco, dhe në nivel ndërkombëtar Greqinë.

Sipas gazetarit të “Sky Sport Italia” Fabrizio Romano, Claudio Ranieri, do drejtojë skuadrën nga sot e në vazhdim dhe do të pres në shtëpi Liverpool për javën e 8-të të kampionatit, pas të mbyllen ndeshjet e Kombëtares.

Ranieri ka firmosur për dy vite me “Ushtrinë e Verdhë”, por shifrat e kontratës janë ende të pazbuluara. Oversport.tv