Muralja e Messit në Tiranë bën jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Muralja gjigante e Leo Messit, që u inaugurua sot në Tiranë, në zonën e njohur si Farmacia 10, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

E përditshmja spanjolle LAvanguardia, me seli në Barcelonë, një nga mediat më të rëndësishme në vendin iberik dhe gazeta më e madhe në Katalonjë, ka bërë një artikull të gjatë për këtë risi.

“Një murale gjigante e Messit me fanellën e Argjentinës e realizuar nga patrioti I tij Maximiliano Bagnasco, është shpalosur në një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe do të jetë një atraksion për të gjithë të apasionuarit pas futbollit”, shkruan ndër të tjera LAVANGUARDIA. /Oversport.tv