Vedat Muriqi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në kampionatin spanjoll, ku po gjen rregullisht rrugën e rrjetës këtë sezon.
Pas golit të shënuar në portën e Betisit javën e kaluar, sulmuesi kosovar ka shënuar sërish në LaLiga për skuadrën e Mallorcës.
Muriqi ka zhbllokuar ndeshjen kundër Rayo Vallecano, duke shënuar golin e parë të miqve në minutën e 13-të. Kang-In Lee ka shënuar golin e dytë për Mallorcan, që arrin të marrë suksesin e parë në kampionat këtë sezon. / Oversport.tv
Foto: Real Mallorca Twitter