Muriqi drejt Turqisë! Brugge tërhiqet nga gara, oferta e Mallorca është e ulët

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Club Brugge ka hequr dorë nga blerja e sulmuesit kosovar të Lazios, Vedat Muriqi.

Mallorca, klub me të cilin lojtari u aktivizua 6 muajt e fundit të sezonit të kaluar, kërkon të bëjë të vetin bomberin, por oferta prej 8 milionë eurosh vlerësohet si shumë e ulët nga klubi bardhekaltër.

E përditshmja italian shkruan se Lazio kërkon të paktën 11 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin dhe në orët e fundit janë rihapur tratativat me Galatasaray dhe Fenerbahce, që kanë kohë që kanë shfaqur interes për Muriqin. / Oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook