Muriqi i dëshpëruar në Twitter: Pirati juaj ka vdekur mendërisht

Një tjetër zhgënjim ka ardhur për Vedat Muriqin tek ekipi i Lazios. Sulmuesi kosovar nuk është preferuar nga trajneri Sarri për të zëvendësuar mungesën e Ciro Immobiles.

Tekniku italian preferoi që të aktivizonte Pedron si një “9 fals”, përpara kosovarit. Kështu, për ta ngushëlluar sulmuesin mendoi një ndjekës i tij në Twitter që i dërgoi një mesazh motivues.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte përgjigja e Muriqit. Ai ia ktheu përgjigjen duke thënë: “Faleminderit që më ndodheni gjithmonë pranë, pirati juaj tashmë ka vdekur (mendërisht)”. /oversport.tv