Muriqi i heq fitoren Greqisë në shtesë, Spanja rikthehet me “poker” ndaj Gjeorgjisë

Kosova ka barazuar ndaj Greqisë me rezultatin 1-1, ndërkohë që Spanja që është në grup me Dardanët ka reaguar pas humbjes me Suedinë dhe ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4-0.

Skuadra e Bernard Challandes luante në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë dhe në fundin e pjesës së parë u ndëshkua nga Douvikas. Kosova nuk u pajtua me rezultatin dhe dëshira e tyre e mirë u shpërblye.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e tretë shtesë, Vedat Muriqi shënoi për dardanët dhe vendosi baraspeshën, duke e mbajtur Greqinë për momentin pas vetes në renditje.

Spanja nga ana tjetër nuk mund të gabonte ndaj Gjeorgjisë dhe e zgjidhi ndeshjen në 45 minuta. Gaya, Soler dhe Ferran Torres shënuan tre herë në portën e miqve, kurse Sarabia në pjesën e dytë plotësoi “pokerin” e iberikëve. / oversport.tv