Muriqi: Lacialë, nuk shfaqa Vedatin e vërtetë në fushë! Jam tifozi juaj

Vedat Muriqi, sulmuesi që u huazua nga Lazio te Mallorca në LaLiga, pas zyrtarizimit në klubin e ti ka lëshuar një mesazh për tifozët e klubit italian në rrjetet sociale. Sulmuesi dardan mes të tjerash shkruan:

“Për të gjithë tifozët e vërtetë lacialë, të cilët më kanë mbështetur dhe gjithmonë kanë besuar te unë, më vjen keq që nuk ia dola të tregoja veten time dhe të shpaguaja besimin që më keni dhënë.

Fatkeqësisht nuk munda të shfaq Vedatin e vërtetë në fushë. Unë dhe familja ime ju jemi mirënjohës që na bëtë të ndjehemi në shtëpi këtu në Romë. Ju uroj sukseset më të mira në vazhdim. Zemra ime do të jetë me ju. Me dashuri, Vedat Muriqi”. / oversport.tv