Muriqi nuk ndalet më, sulmuesi vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Villarreal

Vedat Muriqi është sërish vendimtar me Mallorcan e tij dhe luan një rol vendimtar në fitoren në transfertë 2-0 në shtëpinë e Villarreal.

Ish-sulmuesi i Lazios ka zhbllokuar sfidën kundër “nëndetëses së verdhë”, duke shënuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ka qenë Amath, ai që ka shënuar golin e sigurisë.

Një fitore me peshë për Mallorcan, që pas këtyre tre pikëve i largohet akoma më shumë zonës së ftohtë të renditjes. Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i shtatë në LaLiga këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: Real Mallorca