Muriqi pranë divorcit me Lazion, gati rikthimi në Superligën e Turqisë

E ardhmja e Vedat Muriqit duket larg ekipit të Lazios. Sipas mediave italiane, sulmuesi po shikon mundësinë për tu rikthyer edhe një herë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar nuk i ka bindur drejtuesit kryeqytetas me performacën e tij dhe kjo i ka shtyrë ata të kërkojnë për alternativa të tjera. Muriqi ka arritur të shënojë vetëm 2 gola në 42 ndeshje me ekipin e Lazio.

Emri më i nxehtë për momentin është Fenerbahce. Muriqi ka qënë edhe më parë në ekipin turk ku shkëlqeu përpara transferimit në kryeqytetin italian. Sipas “Sportmediaset”, shqiptari mund të rikthehet te Fenerbahce si një lojtar i huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit. /oversport.tv