Murray mposht me përmbysje Daniel dhe merr fitoren e 700-të në karrierë

Andy Murray feston një tjetër arritje të rëndësishme në karrierë në Masterin 1000 pikësh të Indian Wells.

Pas një ndeshjeje që zgjati dy orë, tenisti britanik ka mposhtur me përmbysje 2-1 japonezin Taro Daniel, duke arritur fitoren numër 700 në karrierë.

34-vjeçari kualifikohet në turin e dytë të turneut kalifornian, ku do të ketë përballë Aleksandr Bublik. / Oversport.tv

Foto: BNP Paribas Open Twitter