Myrto Uzuni rekord në Hungari, shënon 6 gola në kupë! Zhbllokohet edhe Xhaka

Tre gola kishte shënuar në një ndeshje kupe kundër Lushnjes dhe ndodhte 5 vite më parë, kur ishte pjesë e Apolonisë. Myrto Uzuni ka vendosur sot një rekord personal, duke e gjetur rrugën e rrjetës gjashtë herë.

Ferencvaros lunte në Kupën e Hungarisë kundër Hatvan, ekip që garon në ligën e tretë, dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë i pamëshirshëm në fitoren 9-0 të skuadrës së tij. Dy gola ai i shënoi në pjesën e parë dhe katër të tjerë në 45 minuta e dyta.

Një prej golave Uzuni e realizoi me penallti. Beratasi vendosi kështu një rekord të ri personal, ndërkohë që sot shënoi edhe një tjetër shqiptar në Kupën e Zvicrës.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën, që e çoi topin në rrjetë në triumfin 3-0 që Basel mori ndaj modestëve të Rorschach. / oversport.tv