Nadal fiton maratonën ndaj Augier-Aliassime, në çerekfinale e pret Djokovic

Në Paris do të luhet çerekfinalja që të gjithë prisnin. Nadal dhe Djokovic kanë fituar ndeshjet respektive në Roland Garros dhe do të ndeshen mes tyre për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Serbi fitoi lehtësisht ndeshjen e tij, ndërsa spanjolli ka vuajtur shumë përballë kanadezit Augier-Aliassime, të cilin e ka mposhtur 3-2 (3-6, 6-3, 6-2, 3-6, 6-3) në një sfidë që zgjati thuajse 4 orë e gjysmë.

Kualifikohet në çerekfinale edhe Alexander Zverev, që ka mposhtur në 3 sete spanjollin Bernabe Zapata Miralles 3-0 (7-6, 7-5, 6-3). / Oversport.tv

Foto: Roland-Garros Twitter