Nagelsmann: Barcelona jo dhe aq keq! U mungon vetëm ekstravaganca e Messit

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, ka dale para mediave sot dhe ka folur për ndeshjen kundër Barcelonës në Champions League. Tekniku normalisht do donte ta fitonte këtë trofe dhe nuk fshihet.

“Bayern është në tre klubet e para në Europë. Sigurisht që është trofeu më i dëshiruar në futbollin e klubeve europiane. Mendoj se të gjithë lojtarët duan ta fitojnë sërish Champions League. E njëjta gjë vlen edhe për mua, natyrisht”.

Më pas gjermani flet edhe për ndeshjen e parë në grup: “Barcelona me siguri nuk e ka ekstravagancën që kishte Messi, por ata kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ne jemi të përgatitur për gjithçka. Mendoj se ata nuk janë shumë keq. Normalisht ne duam të shënojmë më shumë e të fitojmë”.

Në lidhje me situatën në ekipin e tij, Nagelsmann shtoi: “Gnabry do të jetë me ekipin, Tolisso jo. Com është, por nuk është në gjendje për ta nisur nga fillimi. Për Gnabry do të duhet të presim dhe të shohim. Do vendosim për të shumë shpejt. Sa i takon Leëandoëskit, gjërat duken mirë përsëri”. / oversport.tv