Nagelsmann: I kuptoj kritikat e tifozëve për Sule, por ai paguhet ende nga Bayern

Largimi i Niklas Sule drejt Borussia Dortmund me parametër zero për sezonin e ardhshëm i ka zhgënjyer jo pak tifozët e Bayern Munich. Ata i kanë kërkuar trajnerit Julian Nagelsmann që mos ta aktivizojë më mbrojtësin për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, ata kanë hasur kundërshtinë e teknikut gjerman.

“I kuptoj kritikat e tifozëve, sipas të cilëve Sule nuk duhet të luajë më. Por, këto janë procese normale që ndodhin në futboll dhe për fat të keq ndonjëherë lojtarët largohen me parametër zero”, u përgjigj fillimisht Nagelsmann.

Më pas ai shtoi: “Megjithatë, të gjithë duhet të jemi të vetdijshëm se lojtari do të paguhet nga Bayern Munchen deri më 30 qershor dhe për rrjedhojë duhet të përfitojmë nga cilësitë e tij. Në çdo rast më vjen keq për largimin e tij, por pres nga ai që të përmbushë detyrën e tij dhe të japë maksimumin deri në qershor. Ai duhet të jetë i motivuar dhe të na ndihmojë që të fitojmë gjithçka”, përfundoi tekniku i Bayern Munich. /oversport.tv