Nagelsmann: Kemi nevojë për një portier, nëse dëmtohet edhe Ulreich…

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Julian Nagelsmann ka folur në një konferencë për shtyp nga Doha, ku bavarezët po zhvillojnë një fazë përgatitore në pritje të startit të Bundesligës.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi nevojë për një portier tjetër, por situata në merkato është komplekse, sepse ka edhe klube të tjerë që kërkojnë për këtë pozicion.

Por nëse dëmtohet edhe Ulreich situata do të komplikohej akoma më shumë, sepse pas tij kemi vetëm djem të rinj në këtë pozicion. Djem që nuk kanë luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist dhe ne në pjesën e dytë të sezonit luajmë gjithçka. Për mua është mirë që të merret një vendim, sido që të jetë ai”, ka thënë mes të tjerash trajneri i kampionëve të Gjermanisë. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter