Nagelsmann: Lewandowski për tre vite më i miri, duhet të fitojë Topin e Artë

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur mbi mundësinë që Robert Lewandowski të fitojë Topin e Artë. Ai u shpreh shumë i qartë në idenë e tij se sulmuesi që po trajnon vetë duhet ta fitojë, si dhe dha argumentat e tij.

“Ai duhet të fitojë çmimin sepse ka qenë në një formë të mirë në mënyrë konstante gjatë tre viteve të fundit, si asnjë tjetër. Ai është jashtëzakonisht dinamik, nuk ka lëndime dhe stërvitet shumë. Jam i sigurt se ai mund të luajë në nivelet më të larta për edhe disa vite të tjera.

Kështu Nagelsmann është i bindur se lojtari i tij duhet ta fitojë trofeun. Megjithatë, Lewandowski ka një konkurencë shumë të fortë për Topin e Artë, pasi Jorghino dhe Messi shikohen si kandidatët kryesor. /oversport.tv