Nagelsmann mbi incidentin: Situatë konfuze, Coman nuk e dinte që duhej të dilte  

Bayern bëri një gabim të rëndë gjatë ndeshjes kundër Freiburg pasi luajti për 30 sekonda me 12 lojtarë. Për këtë gabim ata tashmë rrezikojnë të humbasin ndeshjen në tavolinë, ndërsa për të komentuar situatën ka folur edhe trajneri i tyre, Julian Nagelsmann.

“Ishte një situatë konfuze edhe për gjyqtari e katërt sepse Tolisso u nis drejt dhomave të zhveshjes. Zyrtari i katërt tregoi numrin e gabuar dhe Kingsley Coman nuk e dinte se duhej të largohej, u bë një “lëmsh”. Megjithatë gabimet mund të ndodhin nga të dyja ekipeve. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi për mos qenë një ndeshje e drejtë.

Për sa i përket ndeshjes ai shtoi: “Në përgjithësi ishte një lojë e mirë, e cila nuk ishte aq e lehtë, sidomos para një ndeshjeje të Champions League. Unë u thashë djemve në hotel se në rrugën drejt titujve që ne mund dhe duam t’i fitojmë, çdo minutë ka rëndësi”. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook