Nagelsmann: Nuk do të jetë e lehtë të mbajmë Lewandowskin në skuadër

Julian Nagelsmann ka theksuar edhe një herë se Bayerni i Munihut synon që të vazhdojë bashkëpunimin me bomberin Robert Lewandowski.

“Ne duam që ta mbajmë në skuadër, por e dimë që nuk do të jetë diçka e lehtë. Nuk kam përshtypjen se do që të largohet, prandaj jam i bindur që do të arrijmë një vendim të përbashkët.

Padiskutim që do të ketë bisedime mes tij dhe drejtuesve të klubit, për të gjetur një marrëveshje”, ka thënë trajneri i klubit bavarez.

Foto: FC Bayern München Twitter