Nainggolan: Dzeko sulmuesi më i fortë, Immobile nuk më pëlqen

Në një intervistë të gjatë të dhënë për kanalin Twitch të “OCW Sport”, Radja Nainggolan ka folur për eksperiencën e tij në Itali:

“Derbi në Romë dhe në Milano? Në Romë është çështje jete a vdekjeje, ndërsa në Milano është si të luash një ndeshje mes miqsh. Në Romë të kujtojnë ndeshjen edhe pas disa javësh, ndërsa në Milano ditën pas derbit mund të bësh një xhiro në qendër të qytetit”.

Ish-lojtari i Romës dhe Interit ka folur për sulmuesit me të cilët ka luajtur në karrierë: “Immobile është një sulmues shumë i mirë, por mua nuk më pëlqen.

Mua më pëlqejnë lojtarët që bëjnë skuadrën të luajë mirë, si Dzeko, që është sulmuesi më i fortë me të cilin kam luajtur”, ka thënë Radja Nainggolan, që aktualisht aktivizohet në Belgjikë me Antëerp. / Oversport.tv