Napoli afron një mesfushor nga Premier League, nesër vizitat mjekësore

Tanguy Ndombele është vetëm një hap larg transferimit te Napoli. Mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer se mesfushori francez do të jetë lojtar i Napolit, ndërsa zbulojnë edhe kohën se kur do të kryhen vizitat mjekësore.

Ai do të zbarkojë në Napoli dhe ditën e enjte do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të hedhë firmën në kontratë. Një huazim prej 1-milion eurosh, por me të drejtë blerje është marrëveshja që Tottenhan dhe Napoli kanë arritur.

Ndombele do të marrë vendin e Fabian Ruiz i cili pritet të largohet në drejtim të gjingatëve të PSG. Gjithashtu Napoli po punon edhe për afrimin e Giovanni Simeone dhe Giacomo Raspadori. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook