Napoli bën pazar tek Udinese, synohen dy “xhevahirët” e bardhezinjve

Kampionati italian ka ulur siparin për këtë vit kalendarik, por klubet e Serie A vazhdojnë të punojnë në merkato, duke synuar elementë cilësorë për të përforcuar organikat respektive.

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli synon që të bëjë pazar tek Udinese, pasi drejtori Giuntoli kërkon ti dhurojë teknikut Spalletti dy “xhevahirë” të bardhezinjve.

I pari në listë është Lazar Samardzic, gjermani me origjinë serbe që ka kohë që ndiqet nga klubi napolitan dhe pëlqehet shumë nga tekniku Spalletti. Ndërsa kanë nisur bisedimet edhe për 16-vjeçarin Pafundi, që debutoi me kombëtaren e Italisë në miqësoren e luajtur në “Air Albania” ndaj Shqipërisë. Dy lojtarë të talentuar dhe me të ardhme, të cilët Napoli i sheh si përforcime me vlerë. / Oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana Twitter